Mbappe vendos rekord, por PSG bën keq llogaritë, tani shorti i rezervon rivalë “Big” (FOTO)

Juventus shihej si rivali më i madh i PSG në Grupin H, të paktën kështu ishte kur u hodh shorti, por në mënyrë befasuese ishte Benfika që i dogji të dy, largoi “Zonjën e Vjetër” nga Champions, ndërsa i mori vendin e parë gjigandëve francez.

Portugezët shpartalluan Maccabi-n në transfertë duke i mposhtur me rezultatin e thellë 6-1, në fund ishin pikërisht golat e shënuar në transfertë që bënë diferencën pasi me PSG kishin mbyllur dy përballjet direkte me të njëjtin rezultat 1-1 ndërsa golavarazhin e përgjithshëm e kishin identik, 16 gola të shënuar 7 të pësuar.

Grupi H

PSG e mori më lehtë se sa pritej këtë grup, nuk i bënë mirë llogaritë ndërsa tashmë në fazën e 1/8 rrezikojnë të “peshkojnë” rivalë “Big” si Bayern Munich, Real Madrid, Man.City, Chelsea, Tottenham, Napoli dhe Porto.

Nga transferta përballë Juves, buzëqesh vetëm Mbappe, me golin e shënuar bëhet lojtari më i ri që arrin kuotën e 40 golave në Champions.

(BalkanWeb)