Pasi humbi të ëmën, Mato Lale këshillon të gjithë ndjekësit e tij: Shpenzoni sa më shumë kohë me…
Reperi njohur Mato Lale ndau ditën e hënë (1 nëntor) për ndjekësit lajmin se e ëma e tij ishte ndarë nga jeta.
Me anë të një fjalimi, këngëtari shprehu me dhimbje dhe emocion se është bërë pishman që nuk e kishte edhe njëherë pranë vetes dhe shpreson se mamaja e tij të këtë qenë krenare për të.
Reperi mori mesazhe të shumta ngushëlluese nga miq dhe fansa të tij dhe së fundmi ai ka gjetur pak kohë t’i falenderojë ata.
Me anë të një postimi në ‘InstaStory’, reperi gjithashtu dha dhe një këshillë shumë të vyer për ndjekësit:
“Faleminderit të gjithëve për komentet, mesazhet dhe telefonatat tuaja. Janë momente që nuk ua harroj çdo ngushëllim tuajin.
“Ju dua fort të gjithëve dhe ju lutem sa i keni gjallë shpenzoni sa më shumë kohë me nënat tuaja”– shkroi Mato duke i bashkangjitur shkrimit dhe një emoji me zemër të thyer.