Reagon infermiera që rrahu të moshuarën: “Kam një jetë private, kam kërkuar falje!

Videoja ku një e moshuar keq trαjtohet nga një punonjëse në shtëpinë e të moshuarve në Pejë ka trishtuar mbarë opinionin publik.

Punonjësja në fjalë, Aurona Pelaj, para se të ndalohej nga pσlicia e ka publikuar videon në rrjete sociale me mbishkrimin: Marre! (Turp)

Statusi i Aurona Peraj

Ajo e konsideron veprim të turpshëm publikimin e videos pasi justifikohet duke thënë “kjo video ka kohë”, ndërsa më pas shton: Gjëra të pavërteta!

“Kjo video ka kohë. Kam kërkuar falje për trajtimin e zonjës. Kam një jetë private, ju lutem mos shpërndani gjëra të pavërteta”, shkruan Pelaj.

Olti Curri e ka publikuar reagimin e saj duke shkruar: Dhunuesja quan marre publikimin e videos sepse paska kërkuar falje?

Këtu çmenduria po kthehet në normalitet dhe jemi të gjithë të rrezίkuαr. Ai që do na masakrojë nesër mua apo ty kërkon t’i respektohet imazhi dhe quan turp denoncimin.