Jennifer Lopez del më të brendshme, fansat: “Duket si 23 vjeç”!

Koha duket sikur nuk kalon për Jennifer Lopez, që në moshën 53-vjeçare arrin të duket më mirë se kurrë. Së fundi aktorja ka pozuar me të brendshme, duke bërë shumë përshtypje me format e saj të lakmueshme.

JLo nuk para flet për moshën e saj, por artistja e famshme gjithmonë tërheq vëmendjen me trupin e tonifikuar. Bashkëshortja e Ben Affleck-ut lejoi të fotografohet me të brendshme mes çarçafëve dhe fotot i publikoi në Instagram, një platformë në të cilën e ndjekin 226 milionë njerëz.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

E veshur me një body të bardhë, prej dantelle me një mantel saten, Jennifer luajti me kamerën dhe rezultati mblodhi më shumë se 2 milionë pëlqime, por edhe komente të panumërta nga fansat:

“E mrekullueshme”, “Ti je 53? më shumë si 23”, “Gruaja më e bukur që kam parë ndonjëherë”, kanë shkruar disa prej tyre.

Bordo