EKSKLUZIVE/ I bie një shufër hekuri në këmbë, futbollisti i Tiranës shpëtoi në “fije të perit”
Panoramasport.al/ Braziliani Patrik ishte një nga heronjtë në sfidën me Kukësin, ku shënoi një gol për t’u pasur zili.
Pas gëzimit të së dielës, “Panorama Sport” mëson se të hënën sulmuesi ka rrezikuar seriozisht jetën, duke shpëtuar “për qime”, siç thuhet në zhargonin e zakonshëm.
Lojtari, i cili njihet për dashurinë që ka për biçikletat, monopatinat, dje kishte vendosur të vinte në stërvitje më këmbë.
Përballë kompleksit “Skënder Halili”, prej kohësh po ndërtohet një pallat i madh, dhe braziliani i shpenguar kalonte poshtë tij.
Në një moment një shufër hekuri ka rënë nga lartësia te këmbët e tij, por për fat të mirë pa e dëmtuar.
Lojtari kur erdhi në stërvitje ishte i tronditur, duke pranuar se për pak mund t’i kishte rënë shufra e madhe e hekurit mbi kokë, por fati deshi të ishte mirë e bukur.
Lojtari luan si në qendër dhe në krahun e majtë.
Sulmuesi është vetëm 24 vjeç, ndërkohë që lojtari ka një eksperiencë të madhe në Austri.
Skuadrat ku ka luajtur Patrik janë disa: Admira Vaker, FK Kabala, SV Horn, Friburguense-RJ, Bonsucesso FC, América-RJ.
Lojtari vlerësohet 300 mijë euro në merkato.
Sezonin e fundit ai ka qenë te Kabala, ku është aktivizuar në 21 ndeshje, 8 në Bundesligën austriake, tri në Kupën e Austrisë dhe 10 me Kabalën në Azerbajxhan.
OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL