Teksa e ndihmon në spital, Shakira puth këmbët e të atit të sëmurë!
Shakira po kalon një fazë shumë të vështirë në jetën personale pas ndarjes me Gerard Pique-n. Sikur kjo të mos mjaftonte, po përballet me shtrimin në spital të babait të saj. Sigurisht që artistja ka pikat dhe aspektet e ndjeshme, të cilat nuk i fsheh. Këngëtarja nuk ndahet asnjë moment nga i ati.
Ajo e ka vizituar në spital dhe ka postuar një video në të cilën bën gjithçka që mundet për ta ndihmuar të ngrihet në këmbë.
Në video, Shakira shihet teksa ndihmon babain e saj të bëjë ushtrime forcash, ndërkohë që në dhomë është edhe mjeku i tij. Ajo duket e emocionuar me babain e saj ndërsa i puth këmbët.
“Dhe jeta vazhdon mes vizitave në spital dhe kostumeve të Halloween -it”, ka shkruar Shakira në video.