Gati për një fëmijë të dytë? Adelina Tahiri ka një plan tjetër më të shpejtë

Gjithçka që i ka munguar deri tani këngëtares bukuroshe nga Maqedonia e Veriut është një ceremoni martese, në të cilën ajo të shkëlqejë e veshur me fustan të bardhë. Më në fund, këtë ëndërr është duke e realizuar.

E sukesshme në muzikë dhe së fundmi edhe në kërcim, me sa duket, për artisten nga Shkupi asgjë nuk është e pamundur.

Ama diçka që mungon në lumturinë e saj është një festë e madhe që do të bëjë bashkë familjen dhe miqtë. Dasmën, Adelinës, tashmë ia kërkon edhe djali i saj 4-vjeçar.

Siç rrëfeu vetë këngëtarja mbrëmjen e sotme në ‘Dance Albania’, familja është duke u organizuar për një festë të madhe. Edhe pse nuk mbaron me kaq. Bashkëshorti i saj “kërkon një familje të madhe me shumë fëmijë, ndaj edhe e ka marrë gruan shqiptare”.

Shpresojmë që “Dance Albania” të jetë një ogur i mirë për Adelinën dhe Juzhin.