Harry Styles shndërrohet në gjysmë-kallamar dhe duket aq *seksi*, sa njerëzit u hutuan!

Adhurimi i fansave për Harry Styles ka arritur në një tjetër nivel. Kjo fjalë videoklipit të këngës “Music for a Sushi Restaurant” (Muzikë për një restorant sushi), në të cilin Harry shndërrohet në një gjysmë-kallamar, i cili këndon për jetën e tij që të mos bëhet sashimi.

Natyrisht, klipi i çuditshëm rrëmbeu vëmendjen e njerëzve. “Kjo duket si videoja më e çuditshme dhe njëkohësisht më alla Harry Styles që kam parë ndonjëherë,” shkruan dikush në Twitter.

“Unë nuk eksitohem nga kallamarët, por nëse më rastis një kallamar dhe ai është Harry Styles, epo…” shkruan me humor një tjetër.

Një tjetër thotë se do të hiqte dorë nga të qenit vegjetariane për të ngrënë kallamarin Harry.

Provë që Harry Styles mund t’i bëjë të gjitha:

“Do u them fëmijëve të mi që ky ishte Jezu Krishti,” shkruan një përdoruese.

Harry nuk ka folur ende për kuptimin e videos (nëse ka). Megjithatë, duket si një alegori për industrinë e muzikës, ku këngëtarët shfrytëzohen në maksimum derisa t’i shërbejnë një qëllimi dhe më pas braktisen.

Anabelmagazine