Xhensila Seferi mahnit me “kostumin e Sirenës” në Maldives: Pse zgjodha vendin ekzotik për pushimet më mbresëlëse në çift!
Pas pjesëmarrjes në disa gara bukurie, fushata publicitare apo programe televizive, modelja Xhensila Seferi tashmë është shndërruar në influenceren, që inspiron ndjekëset me stilin e saj.
Ajo e konsideron modën pasionin e jetës, sepse si profesion ka zgjedhur drejtësinë. E ndërkohë që në Shqipëri është vjeshtë, Xhensila ka ndarë në rrjetet sociale, fotot e saj nga ishujt Maldive, destinacioni përrallor i konsideruar si parajsa e famshme në hartën e botës.
“Kam zgjedhur Maldives, sepse është një ndër vendet që gjithkush duhet ta vizitojë një herë në jetë, një ndër ishujt më të bukur. Në këtë periudhë të vjeshtës, zgjodha pse jo një vend ekzotik për të shijuar disa ditë në çift. Qëndrova një javë dhe e shijova shumë. Natyrë, oqean, qetësi për shpirtin”, tha Xhensila për revista “Story”.
Por çfarë i ra më shumë në sy gjatë qëndrimit atje? “Ajo që më ra në sy më shumë ishte fakti se njerëzit aty dukeshin mjaft mikpritës. Sikur mbërrije në një vend të dashur, të ëmbël, ku nuk kishte negativitet dhe ku të përshëndesnin të gjithë. Ndoshta është në traditën e tyre, por ajo më dha një ndjesi pozitive”.
E përveç sfondit të mrekullueshëm në Maldive, bëjnë përshtypje veshjet e plazhit të Xhensilës, që janë stili i saj i veçantë.
“Veshjet sigurisht që jam munduar t’i kombinoj me natyrën e mrekullueshme të atij vendi. Normalisht, nga bashkëpunimet që kam edhe me brande”-t e huaja zgjodha më të përshtatshmet. Duke u frymëzuar dhe nga një krijesat legjendare të detit si “sirena”, mendova të zgjedh një nga veshjet më tërheqëse, kostumin e Sirenës. Duke e përshtatur me linjat dhe dashurinë për detin”, tha ajo.
Xhensila Seferi është mjaft e pëlqyer si modele edhe jashtë Shqipërisë, e shfaqur në kopertinën e kalendarit italian, pasi u klasifikua ndër 10 më të mirat në konkursin “Raggaza Moda e Spettacolo”.