Einxhel flet për raportin me Beniadën: ‘Prisja të më kërkonin falje’
Miqësia mes Einxhelit dhe Beniadës nisi dhe përfundoi në “Big Brother VIP”, gjë që ngriti dyshime për krisjen e papritur të raportit të tyre. Në një komunikim me ndjekësit në Instagram, Einxhel tregoi se çfarë ndodhi me marrëdhënien dhe pse ajo vendosi të distancohej.
“Mes nesh nuk ka pasur ndonjë sherr apo debat konkret ballë për ballë. Të dyja në një farë mënyrë e kemi evituar të flasim drejtpërdrejt për këtë gjë. Unë thellë e kam dashur Beniadën sinqerisht. Kur disa situata rrodhën në një mënyrë pak zhgënjyese, m’u thye diçka e pastër brenda meje. Aty u ndjeva se diçka nuk ishte reciproke dhe pavarësisht kësaj unë vazhdova të jem e njëjta me të,” tha ajo.
Einxhel e ka fjalën për periudhën kur banorët e akuzonin se po ushtronte presion mbi Beniadën duke i kërkuar të mbante një qëndim pas konfliktit të saj me Donaldin. “Unë në asnjë moment nuk e kam kërkuar këtë. U desh një qëndrim i saj në situatën me Donaldin që mua të më bënte të dyzuar dhe siç e kam thënë dhe brenda që nuk e di pse është befasi, pasi e kam thënë se nëse shoqja ime do ma bënte këtë jashtë nuk do e kisha toleruar,” ka thënë Einxhel.
Në vijim, ajo përmendi komentet e të ëmës së Beniadës gjatë kohës kur ato ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
“Por, edhe kur dola jashtë, hasa një situatë aspak të këndshme që kishte ndodhur prej nënës së saj, ku unë isha ofenduar në komente nga ajo, gjë më lëndoi mua dhe familjen time. Kur takova nënën time, ajo ishte me lot në sy. Kam pritur nga Beniada dhe nëna e saj të më kërkonin falje. Kjo nuk ndodhi kurrë, kjo më lëndoi dhe zgjodha të hesht. Nga ana e saj ka pasur tentativë që ne të takohemi dhe të flasim, por në ato momente nuk kam qenë e gatshme të merrem me sqarime të ‘Big Brothe’ sepse sapo kisha marrë vesh për shtatzëninë.”
Megjithatë, Einxhel la të hapur mundësinë që në të ardhmen të ketë komunikim.
Në fillim të shkurtit, në disa video të shpërndara në faqen e “Big Brother VIP” në Instagram – ku banorët vinin në dukje se do të ishte mirë që Beniada të pozicionohej pranë Einxhelit – nëna e saj shkroi si në vijim:
Në një tjetër video, ku Beniada i drejtohej Arjolës dhe Einxhelit me fjalinë “jeni bërë si dy shtriga”, Linda Jakic binte dakord:
Në të tjera komente, u shfaq më e revoltuar me Einxhel. Komentet e saj u pasuan me reagime të ndryshme në rrjete sociale, pro dhe kundër.
Anabelmagazine