Ekspertja okulte zbulon politikanët dhe artistët shqiptarë të lidhur me magjinë e zezë
Ekspertja okulte, Pranvera Xhafa ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për personazhet e njohur që janë klonuar dhe janë të lidhur me magjinë e zezë. Ajo theksoi se shumë personazhe publikë shqiptarë, përfshirë politikanë dhe këngëtarë janë të lidhur me magjinë e zezë.
“Kemi aleanca me reptilët dhe personazhe publikë që kanë aderuar në shoqëritë e dark magic. Ka politikanë dhe artistë të muzikës, madje dhe me emra ndërkombëtarë. Kjo është fasada që po bie dhe është një gjë e mirë për të kuptuar njerëzit.”, tha ajo duke mos përmendur emra.
“Kemi jetuar në një epokë të errët që avash duhet të kuptojmë dhe të lidhim ngjarjet. Shumë njerëz kanë menduar sikur kjo është thjesht një modë që të veshurit e tillë, në fakt është magji e pastër. Madona, Katy Perry kanë qenë priftërinjtë e magjisë së zezë, më të fuqishmit për sa i përket okultit të keq.”, tha ajo.
Ajo komentoi gjithashtu dhe momentin viral të Katy Perry-t, e cila nuk kontrollonte dot syrin teksa ndodhej në skenë dhe e lëvizte në mënyrë të pavullnetshme. Sipas ekspertes, në skenë nuk ndodhej vetë këngëtarja por kloni i saj. Ajo përmendi emra të tjerë që sipas së cilës janë klonuar. /abcnews.al