Artisti shqiptar rrëfen para publikut tradhtinë e ish-të dashurës: Edhe femrat më thonin…
Artisti Ivo Moja, autor i instalacionit “Season to change”, rrëfeu para të pranishmëve një histori personale duke përcjellë mesazhin e fortë se gratë dhe vajzat nuk janë mall dhe falenderoi nënën e tij për njeriun që është sot.
“Kur mësova për tradhtinë e ish-të dashurës, ishin vetë femrat që më thanë nuk e rrahe…”,- tha ndër të tjera Moja
“Faleminderit mama që më ke bërë ky që jam”!
Realizuesi i instalacionit të vendosur sot në UAMD e bëri këtë rrëfim të ndjerë para të pranishmëve, ndërsa po prezantonte punimin e tij “Season to change”, i ideuar dhe realizuar në kuadër të projektit “Këpucët e kuqe”.
Ky rrëfim i të riut durrsak u shoqërua me duartrokitje të gjata nga të pranishmit në sallë pasi mesazhi i përcjellë ishte vërtet i bukur.
Kur flasim për një akt si trádhtia në cift, gjithmonë dëgjon shprehjen tipike “ajo do një të rràhur të mirë”, qoftë nga meshkujt qoftë nga femrat.
Edhe pse vitet kalojnë shqiptarët vazhdojnë të jenë te mentaliteti i vjetër dhe gjithmonë e shohin zgjidhjen e problemee te “druri”.