Margot Robbie zgjidhet gruaja më të bukur dhe më e suksesshme e vitit 2022!
“Maxim Australia” ka publikuar listën e përvitshme “Hot 100” për vitin 2022, në të cilën përfshihen gratë më të suksesshme dhe të bukura në industrinë e argëtimit, në sport dhe në kulturën pop.
Në krye të listës është aktorja Margot Robbie, e cila po vazhdon suksesin e saj në Hollywood, ku “Babylon” është filmi i saj më i ri.
Kjo është hera e tretë që 32-vjeçarja ndodhet në krye të ‘Hot 100’ së bashku me disa emra të tjerë të famshëm.
Së fundmi Margot Robbie u shfaq në “The Tonight Show with Jimmy Fallon”, ku foli për xhirimet e filmit të saj të ardhshëm të madh, “Barbie”. Ajo tregoi disa anekdota se si ka qenë të luash këtë personazh dhe gjithashtu ta bësh këtë dorë për dore me një aktor tjetër të madh, si Ryan Gosling.
Bordo