I thyen zemrën prapë? Fjolla thotë: Ma burra se gratë nuk ka

Fjolla Morina është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi përflitet për një romancë të re. Mirëpo, së fundmi ajo ka surprizuar fansat me një postim që ka ndarë në Instastory, ku ka shkruar: “Mirë ka thënë Isak Njuton ‘sa më shumë që e shtrëngon, aq më shumë kërcet… Ma burra se gratë s’ka”.

Nuk dihet se kujt i drejtohet këngëtarja por kujtojmë që kohët e fundit, ajo është përfshirë në një “luftë” virtuale me ish partnerin e saj, Fisnik Syla.

Ata kanë akuzuar njëri-tjetrin për përfundimin e martesës. Ndërsa Fjolla e cilësoi martesën si gabimin më të madh, Fisniku tha se e ka përdorur për interes.

Pas martesës së bujshme me Fjolla Morinën, me të cilën u nda disa muaj më parë, biznesmeni Fisnik Syla ka nisur një romancë të re.

Ai ka ndarë një video ku shihej në shoqërinë e një vajze misterioze. I kontaktuar nga Indeks Online, ai pranuar se po shijon një romancë me një vajzë të njohur.

“Është një vajzë e showbizit por që identiteti i saj preferoj të mbetet sekret edhe për pak kohë”, ka thënë ai. Ndërkohë, sa i përket Fjolla Morinës, ajo ka bërë me dije se ka pasur një problem shëndetësor. Ajo ka ndarë një foto nga spitali por pa zbuluar për çfarë bëhet fjalë saktësisht.