E kush më mirë se Meghan e di?! Dukesha na zbulon ushqimin e preferuar të Princit Harry!
Dukesha e Sussex, Meghan Markle është rrëfyer si rrallëherë për revistën “Variety” duke treguar sesi është jeta e saj dhe e Harry-t në SHBA, pas largimit nga Mbretëria. Meghan u ndal edhe tek ushqimi i preferuar i princit dhe nëse mendoni se do të ishte ndonjë pjatë nga ndonjë restorant luksoz, në fakt është e kundërta. Dukesha tregoi se Princ Harry-t i pëlqejnë ushqimet ‘fastfood’ dhe veçanërisht hamburgerët e ‘In-N-Out’.
Ndërkaq, seriali i shumëpritur i Princit Harry dhe Meghan Markle më në fund ka një datë publikimi. Së fundmi është vendosur që premiera të publikohet këtë vit dhe është planifikuar që të dalë në muajin dhjetor në rrjetin e tranmetimit Netflix.
Një raportim nga ‘Deadline’ ditën e kaluar pohoi se shfaqja po shtyhej deri në vitin 2023 mes një reagimi ndaj sezonit të ardhshëm të serialit hit të Netflix, “The Crown”. Por pavarësisht gjithçkaje, është thënë se shfaqja do të vazhdojë dhe kjo çështje nuk kishte të bënte me sezonin e pestë të “The Crown”.
Sjellim në vëmendje se Mbreti Charles III do ta ndalojë Princin Harry të marrë pjesë në kurorëzimin e tij nëse në librin që pritet të publikohet së shpejti, ai do të sulmojnë Mbretëreshën Bashkëshorte Camilla. Një burim për ‘Daily Beast’ tha se:
Është një gjë që Harry të sulmojë Charles-in, por nëse Harry e detyron atë të zgjedhë, duke përfshirë Camilla-n në librin e tij, nuk kam dyshim se ai do të zgjedhë Camilla-n.
Nëse nuk e dinit, Princ Harry nuk quhet Harry, por Henry. Këtë e ka zbuluar vetë princi në një “videocall” që pati me fituesit e çmimeve “Wellchild”, së fundmi. Ndër të tjera, princ Harry ka treguar se cili është emri i tij i vërtetë. Harry është djali i dytë i mbretit Charles III dhe i princeshës së ndjerë Diana.