Çako: Njeriu i parë jetoi 960 vjet, ndërroi jetë se hëngri frutin e ndaluar
Teologu Miron Çako thotë se njeriu u krijua që të ishte i pă vdé kshëm. Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Çako u shpreh se njeriu i parë jetoi 960 vjet dhe vdiq aksidentalisht për shkak të një mëkati.
Sipas tij, vdé ja është një mister edhe sot e kësaj dite për shkencën. “Njeriu, në subkoshiencën e tij, në psikologjinë e tij, por dhe në ndërtimin e tij fizi, u krijua që të ishte i pavdekshëm.
Nëse ne i referohemi Biblës, Adami jetoi 960 vjet. Njeriu i parë, Adami, që ne besojmë bashkë me Evën që doli nga brinja e tij, ishin krijuar me potencialin për të qenë të pă vdé kshëm
V dé kjà te njeriu erdhi si një àks ídènt për shkak të mëkatit. Njeriu dëgjoi ofertën e djà llít, ha se duke ngrënë nga fruti i ndaluar do të jetosh, por njeriu kur hëngri atë që ndaloi perëndia, pësoi së pari vdekjen shpirtërore dhe më pas atë fizike”, theksoi ai.
Teologu, Miron Cako ka folur edhe për lidhjes mes numrave dhe mistikës. Ai tregoi se nuk ekzistojnë numrat e tersit apo fatsjellës, thjesht janë në kulturat e njerëzve, të cilët janë të prirur të besojnë më shumë besytnitë.
Sipas Cakos, njeriu është një qënie intelektuale dhe duhet të besoj arsyen.“13 shikohet që nga lashtësia edhe fatsjellës dhe numër ters dhe njerëzit i kanë dhënë konotacion të ndryshëm. Disa e kanë lidhur me darkën e fundit të çiftit, po nuk kanë lidhje këto. Gërshetohen në kulturat e njerëzve dhe ata të prirur drejt besytnive, jo drejt teologjisë.