Eduartit nuk i ka pëlqyer Arbana si aktore: Është e vështirë sepse bën shumë dubla, çfarë nuk i thosha dhe…
Regjisori Eduart Grishaj, është shprehur se të kesh moderatoren Arbana Osmani në film si aktore është shumë e vështirë sepse bën shumë dubla.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Grishaj theksoi se Osmani që është dhe partnerja e tij me të cilën ka dy fëmijë, është kritikja më e madhe e tij.
“Është e vështirë të kesh Arbanën aktore sepse bën shumë dubla . Arbanës çfarë nuk i thosha dhe çfarë nuk më thoshte. Njeriu më i afërt që kam është Arbana që më ka kritikuar më shumë. Ato që më ka thënë i kam rregulluar.Ndërkohë që xhiroja filmin kemi bërë dhe fëmijë. Është më e vështirë të bësh regjisorin se sa babanë”– tha ai.
Grishaj thekson se në film është një skenë e xhiruar në Beograd ku tregon momentin se si serbët e kanë parë ndeshjen Shqipëri-Serbi, ku flamuri shqiptar u valvit me dron në Beograd.
“Është një vajzë që vjen nga Serbia për të parë Shqipërinë dhe për të zbuluar rrënjët e Sofisë shqiptare që i kanë pas mbajtur të afërmit e saj. Filmi fillon në Beorgrad dhe fillon me ndeshjen Serbi-Shqipëri. Është një skenë që kemi xhiruar në Beograd që tregon se si serbët e kanë parë ndeshjen kur ishte droni.
I gjithë filmi është me copëza ngjarjesh të vërteta. Jam regjisori i parë xhiroj në Serbi një film dhe që flitet shqip. Kam aktore serbe që flasin shqip. Ne e bëmë këtë në Beograd”– tha ai.