Jennifer Lopez, artistja latine më me ndikim në histori
Pas gati 30 vitesh karrierë, Jennifer Lopez u njoh si artistja latine më me ndikim në histori. Ajo u nderua nga Akademia Kombëtare e Arteve dhe Shkencave të Regjistrimit të SHBA.
Sipas tyre nderimi vjen për shkak të sukseseve që Jennifer ka pasur në film. Por, edhe për faktin se këngët e saj vazhdojnë të jenë ndër më të njohurat në platformat muzikore dhe YouTube.
“Në koncertet e saj, JLo tregon talentin jo vetëm si këngëtare, por edhe si aktore, kërcimtare dhe këngëtare e nominuar për Grammy. Për këtë arsye, “Jennifer Lopez është padyshim artistja latine më me ndikim e të gjitha kohërave”, tha Akademia në llogarinë e saj në Instagram. Ajo pranoi se JLo ka një karrierë stratosferike që ka thyer kufijtë, duke ngritur muzikën dhe kulturën latine në mbarë botën. Akademia e quajti atë si një nga ikonat më të rëndësishme të argëtimit të të gjitha kohërave.
Megjithatë, nderimi shkaktoi shumë kritika nga kritikët e JLo-së dhe fansat e Shakira. Ata shkruan se këngëtarja kolumbiane e meriton cmimin pasi ka më shumë këngë në spanjisht sesa Lopez. Disa tëtjerë iu referuan figurave të tjera si Celia Cruz dhe Gloria Estefandhe konsideruan se duhet t’i merrnin këto çmime./Lapsi.al