Botërori i fundit për Luka Modric, futbollisti kroat flet për karrierën: Kam arritur në një moshe të caktuar dhe…

Luka Modric ka njoftuar se Botërori në Katar do të jetë turneu i tij i fundit ndërkombëtar. Edhe pse ai në fushë luan si një 27-vjeçar, mesfushori po arrin afër të 40-tave.

“Jam i vetëdijshëm se kam arritur në një moshe të caktuar dhe se kjo është ndeshja ime e fundit në kombëtaren kroate”, tha Modric për Fifa+.

Pas Kupës së Botës 2018, ku Modric udhëhoqi kombin e tij të vogël në finale dhe fitoi Topin e Artë, pati një rënie të konsiderueshme në paraqitjet e tij për Madridin sezonin e ardhshëm.

Tashmë ai hyn në vitet e fundit të karrierës së tij dhe lufton për një zgjatje tjetër të kontratës me Real Madridin.

Tifozët e Kroacisë dhe tifozët e futbollit në përgjithësi do të kërkojnë t’i vlerësojnë paraqitjet e tij të fundit në Kupën e Botës.

Pavarësisht moshës së tij, Luka s’ka shfaqur asnjë shenjë ngadalësimi që nga kthimi i tij në formë pas sezonit 2018-2019.