Teologu: Njerëzit pa vizion duan horoskopin dhe skandalin
Teologu Vladimir Kera është shprehur se njerëzit që nuk kanë vizon në jetë kanë qejf horoskopin dhe skandalin.
Këtë e tha në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku shtoi se një person pa vizion zgjohet në mëngjes dhe shikon se çfarë thotë Jupiteri.
“Popujt që nuk kanë një vizion, dy gjëra i kanë shumë qejf, horoskopin, pra vdesin për iluzionin dhe skandalin. Një shqiptar duke mos pasur një vizion, vdes të shikojë se çfarë thotë Jupiteri për të. Në momentin që mungon informacioni i saktë, njeriu automatikisht do i shpikë vetë”– tha ai.