Propozim për martesë? Arbnora Ademaj: Do i kisha thënë jo, nuk jam gati
Në klipin e javës të “Dance Albania” në Tv Klan, Arbnora Ademajt iu dhanë sfidat e vështira për të portretizuar situata të ndryshme aktrimi, një eksperiencë të cilën do ta shohim në Netflix. Por duket se modelja bukuroshe nuk aktron dot kur vjen puna te çështjet e zemrës sepse në rastin e një propozimi për martesë, “nuk është gati”.
Arbnora Ademaj: Te kjo detyrë e vështirë. Dhe nuk e di pse më duket shumë e vështirë pjesa e përjetimit të këtyre gjërave, ndoshta sepse nuk e kam përjetuar vetë dhe ndoshta për momentin do i kisha thënë jo, sepse nuk jam gati.
Pas përfundimit të performancës së saj në spektakël, momenti i propozimit nuk kaloi edhe pa një koment tjetër.
Alketa Vejsiu: Kur e pyetën dhe i thanë një propozim romantik martese, si do reagoje, tha “s’jam gati”. S’ishe gati.
Arbnora Ademaj: Nëse e kuptove boll u shkarravita këtu duke jetuar atë dashuri.
Ermal Mamaqi: Varet kush e ka bërë propozimin se ajo është një faktor shumë i rëndësishëm për të qenë gati.
Alketa Vejsiu: Ne iu referuam partnerit aktual, atij që i mban dorën edhe kur ha supë aty te restoranti yt, ai i mban dorën dhe ia puth./tvklan.al