Ribashkohen Roberti dhe Laureta? (FOTO)

Para disa javëve, Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci hoqën të gjitha fotografitë e përbashkëta nga llogaritë e tyre në rrjete sociale.

Kjo shkaktoi zhurmë në mediat rozë dhe rrjete sociale për një ndarje të çiftit, madje edhe Prive pranë burimeve të sigurta mori vesh se çifti po pësonte një krizë, për shkak të vëmendjes mediatike mbi modelen kosovare.

Megjithatë, mesa duket çifti ka qetësuar të gjitha mosmarrëveshjet dhe krisjet.

Kjo pasi këngëtari ka postuar një fotografi teksa mban dorën e një femre në instastory. Dora përputhet me atë të Lauretës, pasi ora që shihni, është po e njëjta me atë të modeles.

Laureta aktualisht nuk figuron në Instagram, por të paktën në Facebook e ka ende llogarinë e hapur.

Deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim nga asnjëri rreth ribashkimit.

/Prive.al