“Më quanin shtrigë dhe djall”, Madona iu hap rrugën Kim Kardashian dhe Miley Cyrus: Mirësevini ku*rva!

Madona, “mbretëresha e popit”, ka postuar një story në llogarinë e saj personale në Instagram, ku e quan veten si pioniere për femrat në industrinë e argëtimit, duke theksuar se ajo “hapi rrugën” për njerëz si Miley Cyrus, Cardi. B dhe Kim Kardashian, që të shfaqnin seksualitetin e tyre.

Në fakt ajo ka kujtuar librin e saj me titull “S.E.X” dhe përmbajtjen e tij, teksa iu referua personazheve të mësipërm dhe projekteve të tyre, që u bënë virale falë saj.

“30 vjet më parë botova një libër të quajtur “S.E.X”, ku përveç fotove nudo, kishte edhe fotografi të burrave që puthnin burrat, gratë duke puthur gratë dhe unë duke i puthur të gjithë. Kalova vite duke intervistuar njerëz mendjengushtë që u përpoqën të më turpëronin sepse e fuqizoja veten si grua. Më quanin kurvë, shtrigë heretike dhe djall.

Tani Cardi B mund të këndojë për të.. Kim Kardashian mund të zbukurojë e zhveshur kopertinën e çdo reviste.. dhe Miley Cyrus mund të hyjë si një “top shkatërrimtar” (duke iu referuar videos “Wrecking Ball” ku ajo shfaqet e zhveshur”, ka shkruar ai.

Në këtë postim i është përgjigjur Cardi B, e cila fillimisht u shfaq e “zhgënjyer” nga fjalët e… idhullit të saj.

“Unë fjalë për fjalë i kam bërë haraç kësaj gruaje kaq shumë herë sepse jam rritur duke e dëgjuar atë. Ajo mund të thotë mendimin e saj pa vënë një emoji kllouni dhe të thotë çfarë të dojë. Disa idhuj kthehen në zhgënjime të vërteta kur ia dalin në industri. Prandaj e mbaj veten prapa”, ka shkruar reperi në Twitter.

Pasi ka pasur komente të ndryshme nën postimin e saj, ajo ka bërë një tjetër reagim, në të cilin ka njoftuar audiencën e saj se ka folur me Madonën dhe keqkuptimi është zgjidhur.

“Kam folur me Madonën, ishte e bukur. Kalofshi një ditë të mbarë dhe vozisni të sigurt”, ka shkruar ai.

Madonna iu përgjigj postimit të saj në Twitter dhe shkroi: “Të dua. Gjithmonë dhe përgjithmonë”, me reperin duke i thënë: “Të dua”.

/Liberale.al