Pas tre vitesh lidhje, ylli i ‘Spice Girl’ Mel B i thotë “Po” propozimit të Rory McPhee!
Pas tre vitesh lidhje, ylli i “Spice Girls” Mel B, i ka thënë “Po” propozimit për fejesë nga parukieri Rory McPhee. Propozimi u bë nga 36-vjeçari në një hotel luksoz në Berkshire. Artistja ishte shumë e lumtur në ato momente dhe shpërtheu në të qara nga gëzimi. Një burim për “The Sun” tha se pas gjithçkaje që artistja ka kaluar, ishte një moment vërtet i rëndësishëm për të.
“Ai është absolutisht e kundërta e shumë burrave me të cilët ajo ka patur marrëdhënie”, duke shpjeguar se si ai i ka treguar asaj se burrat mund të jenë të kujdesshëm dhe të besueshëm. Ky burim për “The Sun” e përshkroi të fejuarin e yllit të ‘Spice Girls’ si djalë normal, me këmbë në tokë dhe që dëshiron të jetë larg vëmendjes së mediave.
Rikujtojmë që këngëtarja ka qenë dy herë e martuar por martesa e saj e fundit 10-vjeçare me Madison Brown Belafonte rezultoi abuzive si nga ana fizike, ashtu dhe emocionale. 47-vjeçarja është nënë e tre vajzave, Phoenix Chi Gulzar, 23-vjeçe, Angel Iris Murphy Brown, 15-vjeçe dhe Madison Belafonte, 11-vjeçe nga marrëdhëniet e mëparshme me balerinin holandez Jimmy Gulzar, burrin e dytë Stephen Belafonte dhe aktorin Eddie Murphy.
Top Albania Radio