“Të fala vëllezërve atje lart”, Stresi i tronditur për vdekjen e Lear Kurtit: Vëllai im, ike nga padrejtësia
Reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit, Stresi, ka reaguar për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti në ambjentet e Komisariatit Nr 3. në Don Bosko.
Në një dedikim prekës në Instastory, Stresi zbulon se me Learin njihej prej vitesh dhe se e konsideronte si vëlla. Për vdekjen e 31-vjeçarit Stresi ka akuzuar policinë e shtetit, teka më tej shprehet se ndarja nga jeta e tij është një nga padrejtësitë më të mëdha.
Gjithashtu ai ka zbuluar se së bashku me të Leari ka marrë pjesë në shumë protesta, ku ka ngritur zërin për padrejtësitë që i janë bërë këtij vendi.
“Ngushëllimet e mia familjarëve. Prej 15 vitesh njiheshim. Unë në park fillova karrierën e muzikës me ju dhe e kisha për detyrim të të thosha dy gjëra të vogla vëllai im. Të falënderoj për ato momente që kemi kaluar bashkë, ishe shok besnik dhe shumë rob Zoti. Padrejtësia do ekzistojë për shumë kohë në Shqipëri, pabesia, skllavërimi e shumë gjëra të tjera noku… Zoti na sprovon në çdo lloj mënyre mirëpo dhimbjet janë të shumta. Policat nuk janë të gjithë njësoj, ka edhe të mirë, por kjo që të ndodhi ty është e papranueshme sepse ia kanë marrë dorën me neve djemtë e rinj.
Por do vijë një ditë që s’do durojmë dhe do jetë fundi më i keq i tyre që kanë parë ndonjëherë shqiptarët. Sa të jetë Ardi Veliu në polici e kam thënë prej vitesh dhe e them që ai njeri s’duhet të veshë uniformë blu, po fajin e ka tjetër kush! Të dy kemi dalë në protesta dikur, e mbaj mend shumë mirë dhe ti ishe kundra padrejtësisë dhe sot ike nga kjo jetë nga padrejtësia. Lart qofsh pranë Zotit, lamtumirë, të fala vëllezërve atje lart”, shkruan Stresi.