Joe Biden është me të meta, thotë Kanye West

Reperi Kanye West ka deklaruar se Joe Biden është me të meta.

Të tillë mendim ai e lidh me faktin se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk pranon të takojë Elon Musk.

Sidoqoftë, West e “justifikon” deklaratën e tij për Piers Morgan duke thënë se dhe vetë ka probleme me shëndetin mendor.

“Biden nuk e dëgjon Elon Musk-un, nuk do që ta takojë atë. Kjo do të thotë të jesh me të meta. E di që nuk duhet ta them, por kjo gjë tregon se je me të meta. Meqë unë kam probleme të shëndetit mendor, mund të them çfarë të dua”, u shpreh reperi.