“Bëni seks me njëri-tjetrin?”, Rrengu epik i gazetares që hiqet si e dashura e Salsanos, para gruas së tij
Aktori i humorit Salsano Rrapi rikujtoi së fundmi dy gënjeshtrat më të mëdha që i ka bërë partneres së tij, Erjona Kakelit.
Më 1 Prill, ai e kishte “mashtruar” sikur kishte bërë aksident, ndërsa më 8 Mars sikur kishte një të dashur tjetër. Pikërisht këtë të dytën, po e rikujtojmë edhe njëherë sot, me telefonatën epike ku Erjona megjithëse mundohet në maksimum të ruajë qetësinë, humb toruan dhe i bërtet vajzës: “Cfarëëëë do nga unëëë?”
Gazetarja e “Top Albania Radio” telefonon Erjonën dhe biseda vazhdon si më poshtë:
G: Alo, përshëndetje, flas me Erjonën?
E: Po
G: Si je? Për mua është shumë e vështirë në fakt të të marr sot në telefon…
E: Cfarë ka?
G: Unë e kam emrin Anxhela. Jam… si ta them… Jam një mikeshë e afërt shumë me Salsanon, bashkëshortin tënd.
E: Cfarë ka? Ka ndodhur gjë? Ka bërë aksident?
G: Jo në fakt kemi diku tek 3 vite që njihemi dhe frekuentohemi me njëri-tjetrin. Rrimë shumë pranë njëri-tjetrit…
E: Sa pranë mi të keqen?
G: Goxha pranë, shuuumë pranë.
E: Dmth bëni seks me njëri-tjetrin? Këtë do të thuash?
G: Ai më ka premtuar në fakt që do të të lërë dhe do vijë pranë meje. Ashtu më ka thënë, do lërë çdo gjë, do vijë pranë meje.
E: Do më lërë mua? Ok, ok, ok. Anxhela the? Sa vjeçe je Anxhela?
G: Njëzet e pesë
E: Kishin mbaruar burrat e tjerë të keqen ë?
G: Unë nuk dija gjë…
E: Aaa, s’e dije që është i lidhur ë? Jo?
G: Jo nuk dija gjë. Në fillim ai nuk më ka treguar gjë, pastaj më ka treguar që nuk dinte si të ma thoshte.
E: Faleminderit për këtë telefonatë
G: Nëse ti nuk më beson, unë i kam të gjitha fotot, kam çdo bisedë.
E: Jo jo, unë nuk e di ça do nga unë, ça do nga unë, çaaa do nga unë? Pse më merr ti dhe nuk merr ai në telefon ose të dali përballë? Cfarë do nga unë moj vajzë? Do ta lë unë për ty? Po mi! E ke tëndin, është i joti!
G: Mund të të kaloj dikë në telefon? Jam keq…- i thotë gazetarja dhe i kalon Salsanon në telefon, që i uron 8 Marsin. Mirëpo, aq shumë e nevrikosur duket Erjona, sa ia mbyll telefonin dhe e lë me fjalë në gojë.