Duket se Dafina, tërthorazi, thumboi jurinë e ‘Dance Albania’

Një koment nga Dafina Zeqiri për performancën e mikeshës së saj, Arta Nitaj, e cila u skualifikua nga “Dance Albania”, duket sikur tërthorazi thumbon jurinë e spektaklit të kërcimit në Tv Klan.

Arta Nitaj u skualifikua nga gara pas një përballjeje me Meridian Ramcajn, ku juria vendosi në favor të Meridianit. Në një postim në Instagram, Dafina thotë:

“E dogje skenën dhe publiku është juria më e mirë në gjithçka. Ata nuk mund të gënjehen. :)”

Përpos komplimentit për aftësitë e Artës në kërcim, fakti që Dafina thekson se publiku gjykon më mirë shoqëruar edhe me fjalinë se “nuk mund të gënjehen” duket si një thumb i kamufluar drejtuar vendimit të jurisë, përkatësisht Ilir Shaqirit dhe Klaudia Pepës (sepse Ermal Mamaqi votoi në favor të Artës).

Anabelmagazine