Mënyra si gocat në TikTok po përgatisin kremin pudër është thjesht *e çuditshme*
Ju kujtohet kur gjatë karantinës përdornim rrahësen për të përgatitur kafen e famshme Dalgona? Tani, rrahësja (blender-i) do na shërbejë për diçka tjetër.
TikTokers po përgatisin kremin pudër në një mënyrë të pazakontë: Duke e përzier në një gotë me ujë dhe duke i rrahur dy masat derisa të krijohet një shkumë.
Rezultati? Një përmbajtje e ngjashme me krem, qëndrueshmëri të lartë dhe e papërshkueshme nga uji.
Dhe ndërsa rezultatet nuk duken aspak keq, qartazi kjo teknikë është pak e lodhshme dhe jopraktike për t’u bërë çdo ditë, veçanërisht kur bëhet fjalë për fondatinën tuaj të preferuar që mund të jetë mjaft e kushtueshme.
Përpara se teknika të bëhet virale, shikojeni të parët këtu dhe këtu.
Burimi: Bustle
Anabelmagazine