PAPARAZZI NË BLLOK/ Agjentit 007, Flor Binaj i ngecin faturën në dorë!

Moderatori mjaft karizmatik i programit investigativ “Piranjat”” në “”ABC News” (partneri televiziv i Arilena Arës), Flor Binaj, kësaj here ka rënë pre e paparazzit të revistës “Story”.

Flori është fotografuar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ndërsa ishte duke folur në celular. Me syzet e errëta dhe sharmin e njeriut të quajtur Bond – James Bond i “Ägjenti 007”, ajo që bie në sy është një faturë në dorën e Florit. Lind pyetja: Kush është personi që ia ngeci në dorë faturën, Florit?!

Sa u përket angazhimeve të tjera të aktorit të njohur të humorit, ai ka folur së fundi në në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin. Flor Binaj hodhi dritë mbi shumë diskutime që protagonizmin e tij. Një ndër to është dhe aktivizmi i tij, apo përfshirja në të ardhmen në politikën, ku shpesh është aluduar se lëvizjet e Binaj kanë qenë në drejtim të tillë.

Por ai sqaroi: “Nevoja e ka sjellë këtë gjë. Mua më bëhet qejfi që njerëzit gjejnë të unë një model se si duhet të jetë sot qeveria shqiptare. Kam plot shok, miq, që i quaj motra e vëllezër që ndajmë plotësisht të njëjtat ide. Por mendoj se në 32 vite, ata që janë sot e që kanë qenë dje, kanë krijuar mirë kushtet. Muret i kanë bërë aq të trasha, sa për çdo të ri ose të re, e vetmja mundësi për të hyrë brenda këtyre mureve është të konvertohet si ata. Për momentin nuk e shoh të arsyeshme, besoj se kontributin im më i madh është në art. Në fjalën time të lirë siç e ndjej. Do u shprehja të rinjve dhe të rejave të rrinë më pak në TikTok dhe të marrin guximin, të hedhin zërin e tyre. Sepse më përpara e haje me jetë”.

Një imazh shumë i dashur për publiku, Flor Binajn e ndjekim në ekranin e” Abc”” duke moderuar emisionin “Piranjat” në krah të Arilena Arës. Ai shprehu se me Arilenën është takuar vetëm një javë përpara emisionin por janë çuditur nga kimia që kishin me njëri-tjetrin./www.story.al