Trikot s’janë fare të mërzitshme: Ja 5 mënyra shumë klas për t’i kombinuar

E kemi të gjitha të qartë që kur bëhet fjalë për elegancë dhe thjeshtësi që tërheq vëmendje, kthejmë sytë nga stili i vajzave franceze. Mes shumë të tjerave, ato janë prova e gjallë që tregojnë se mund të dukemi shumë chic me një triko fare të thjeshtë. Nëse mendoni se dukeni bazike apo fare minimaliste të veshura me të, do t’ju vërtetojmë të kundërtën.

1. Krijoni një kontrast përmes saj. Triko e gjatë dyngjyrëshe, një T-shirt, xhinse dhe këpucë. Mund të shkoni ku të doni të veshura kështu.

2. Trikoja e shkurtër dhe xhinset! Sa e thjeshtë aq flirtuese dhe seksi.

3. Një triko e zezë është dosmosdoshmëri. Sidomos kur e kombinoni me një këmishë poshtë saj.

4. Trikoja prej kashmiri kombinohet mrekullisht me pantallona serioze. Kombinim që i përshtatet zyrës, një darke pas pune apo dhe një bar-i elegant.

5. Një mini-fund, trikoja me printe dhe këpucë elegante.

Burimi: Who What Wear
Anabelmagazine