Kur Dorina Gegiçi shfaqet me këtë veshje në zemër të Tiranës

Dorina-Gegici-2

Bukuria dhe sharmi i saj mund t’ju ketë bërë të ktheni kokat nëse jeni gjendur në zemër të Tiranës, kur ajo po realizonte këto foto sensuale. Fjala ëshë për modelen Dorina Gegiçi, e cila nuk ka ngurruar aspak të realizojë këtë set fotografish në qendër të kryeqytetit. E veshur me fustan të bardhë, ajo duket si një nuse moderne që sfidon shikimet, ndërsa guxon me transparencën e sofistikuar në rrugët kryesore të metropolit. Fotot janë realizuar nga fotografi Endri Mërtiri, i cili ka kontribuar në karrierën e saj si modele. Dorina i hyri botës së modës kur ishte 14 vjeçe, ndërkohë që e kemi parë në faqet e revistës prestigjoze “Vogue Italia”, përveç se ka tërhequr vëmendjen e stilistit me famë Stefano Gabbana, i cili postoi në Instagramin e tij një foto të shqiptares.