Video/ Dua Lipa flet në Londër për librin që i shenjoi jetën: Çfarë më mësoi ‘Kështjella’ e Kadaresë

Dua Lipa ka qenë një nga të ftuarat e “Booker Prize”, në Londër. Para qindra të ftuarve, shkrimtarëve më me emër, mbretit dhe mbretëreshës shoqëruese, Dua Lipa foli për librin që i ka shenjuar jetën.

Është “Kështjella” e Kadaresë. Dhe ashtu “Kështjella” në shqip, në titullin origjinal iu referua Dua.

“Kur isha 11 vjeçe, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Të lexoja librin “Kështjella” “The Castle” të Kadaresë, jo vetëm që më ndihmoi me gjuhën, por më ndihmoi edhe të lidhesha me origjinën e familjes time dhe identitetin e Shqipërisë dhe Kosovës. Përmes Kadaresë mësova për shpirtin e rezistencës së shqiptarëve, e njëjta që ndihmoi Kosovën për të mbrojtur Pavarësinë sot”, tha Dua Lipa.

“Kështjella” është një nga veprat e Kadaresë e botuar në 1970-ën. Rezistenca shqiptare ndaj ushtarëve turq është në qendër të veprës.