“Kam dëshirë t’i bëj një motër Poit”/ Sara Hoxha flet për jetën personale: Nuk jam xheloze për Ledrin
Sara Hoxha përveç pjesëmarrjes së saj në DWTS, mëngjesin e sotëm në Wake Up, ka folur edhe për jetën e saj personale.
Ajo ka treguar se ka dëshirë të bëje edhe një vajzë tjetër, pasi vetë nuk ka një motër dhe do të donte shumë që Poem Blu të kishte një motër.
Në lidhje me partnerin e saj, Sara tha se nuk është xheloze në përgjithësi e nuk e bezdis në punën e tij, por sigurisht që ka raste kur tregon shenja xhelozie.
“Unë kam shumë dëshirë ti bëj edhe një motër Poem Blu-së, unë kam vëlla dhe e dua shumë por mendoj se duhet patjetër edhe një motër.
Xhixhi përveç se është një profesionist, është edhe njeri shumë i mirë. I ka takuar të gjithë familjarët e mi dhe kalojmë shumë mirë bashkë.
Ledri nuk ka pasur ndonjë reagim. Ai për çdo gjë që bëj thotë shumë mirë shumë bukur, por unë e kam problemin me veten. Për Ledrin nuk jam xheloze, jam kur duhet se njeri jam edhe unë por nuk e bezdis.”– tha Sara
Top Channel