Londër/ Akuzohet se vrau shoqen dhe i preu kokën, dalin pamjet e autores së dyshuar duke tërhequr valixhen në rrugë

 

Një grua akuzohet se ka vrarë shoqen e saj dhe është filmuar duke ecur me valixhe në dorë në rrugët e Londrës. Dyshohet se brenda kishte futur trupin e vrarë të shoqes së saj.

Jemma Mitchell, 38 vjeçe, është akuzuar për vrasjen dhe prerjen e kokës së Muee Kuen Chong, 67 vjeçe në shtëpinë e saj në Wembley në vitin 2021. 15 ditë pas krimit, dyshohet se çoi trupin e kufomës rreth 200 milje më larg në Devon.

Më 9 qershor 2021, pamjet e kamerave në rrugë tregonin dy mikeshat duke ecur në rrugën Chaplin ku jetonte viktima. Dy ditë më vonë, në mëngjes herët u pa Jemma duke ecur nga shtëpia e saj me një valixhe të madhe dhe çantë shpine duke shkuar në drejtim të shtëpisë së Chong.

Rreth 5 orë më vonë, doli duke mbajtur valixhen blu dhe një çantë tjetër më të vogël, ku mendohet të ketë futur dokumentet e Chong. Nga dosja e prokurorisë thuhet se kishte telefonuar kompani të ndryshme taksie rreth 9 herë para se të mbërrinte një makinë dhe ta dërgonte në shtëpi.

Më vonë atë mbrëmje, shkoi në Spitalin ‘St Thomas’ në qendër të Londrës për të marrë trajtim për gishtin e thyer, duke thënë se i mbeti në një derë.

Valixhja blu nuk u pa deri më 26 qershor 2021, kur autorja e dyshuar mori taksi për të shkuar në Salcombe. Trupi i Chong u gjet të nesërmen në pyll nga pushuesit ndërsa koka e prerë u gjet në disa bimë të vogla disa ditë më vonë.

Mitchell ka mohuar vrasjen ndërsa gjyqi vazhdon.

A.M./Shqiptarja.com