“28 vjeçe hyri në menopauzë të plotë”, dr. Shkëlqimi rrëfen rastin e pacientes së tij
Perimenopauza ose periudha rreth menopauzës është tema e ditës së programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan. Gjinekologu i njohur, Shkëlqim Balili kësaj here përveç këshillave e shpjegimit të tij, ilustron gjithçka me një rast konkret. Thuajse e pabesueshme, por një paciente e dr. Shkëlqimit ka kaluar në menopauzë në moshën 28-vjeçare.
Shkëlqim Balili: Unë ju thashë që kam një rast interesant që menopauza iu shfaq dhe në moshën 28 vjeç ajo hyri në menopauzë të plotë. Kjo ishte një vajzë që 11 vjeç i erdhi cikli. Gjatë gjithë kohës së pubertetit dhe adoleshencës cikli ishte i çrregullt, kjo është faza e parë. E dyta është që në gjimnaz pati një ndryshim të ciklit me muaj nuk i erdhën, dy muaj, tre dhe kjo tregon që ka patur mungesë estrogjeni.
Më vonë ajo kaloi në moshën 28-vjeçare dhe tërë këtë përvojë të madhe që kishte nuk e kaloi me asnjë njeri tjetër, e mbajti vetëm. Pësoi pastaj problemet që ka menopauza, afshet e nxehta, çrregullim i ciklit, i dhimbshëm. Një nga fenomenet që duhet mbajtur mend dhe që duhet ta dinë gratë është kjo, ju e thatë shumë mirë. Nuk ka menopauzë të hershme. Menopauza e hershme është kur ndodh te 45 vjeç, mbi apo nën, por ka dhe menopauzë e cila fillon që në moshën mbi 35 deri në 40-45, midis të 35 dhe 45.
Agida Koçi: Profesor, rasti në fjalë, nëse do ta kishte trajtuar, ndarë problemin që kishte, mund ta kishte shtyrë menopauzën?
Shkëlqim Balili: Patjetër.
Katerina Trungu: Në çformë?
Shkëlqim Balili: Sepse ne mund të bëjmë një gjë. Ne me vështirësi e vëmë diagnozën e perimenopauzës. Karakteristikë e perimenopauzës janë luhatjet e mëdha të hormoneve të estrogjenit.
Me anë të një testi, sqaron dr. Shkëlqimi, jepet kjo diagnozë dhe ndërkohë gruaja mësohet me ditët që ka, sasinë e ciklit etj, pra krijon një stil jete të lidhur me problemin e saj./tvklan.al