“Prej dy vitesh po trajtohem për…”/ Ronaldo Fenomeni zbulon se vuan nga depresioni

Ronaldo Fenomeni ka treguar në një intervistë për televizionin “DAZN” se ka vuajtur nga depresioni dhe prej dy vitesh e gjysmë po bën terapi kundër këtij problemi psikologjik.

Ai shprehet se tashmë e kupton shumë mirë atë që ndiente më parë, teksa shton se futbollistët e ditëve të sotme janë shumë më të përgatitur për këtë problem.

“Po, kam vuajtur nga depresioni. Sot do të bëj terapi. Kanë kaluar dy vite e gjysmë që kam nisur dhe sot e kuptoj shumë më mirë atë që ndieja më parë.

Duke parë prapa në kohë, e kuptoj që kemi qenë të ekspozuar ndaj një stresi shumë të fortë mendor, për më tepër absolutisht të papërgatitur për këtë.

Sot në epokën e internetit, futbollistët janë shumë më të përgatitur nga ky këndvështrim. Vizitohen, marrin kujdesin e nevojshëm”, tha Fenomeni.