Reagimi i parë i Afronës në rrjet pasi Blero e konfirmoi ndarjen
Më në fund, Blero mbrëmë e tha publikisht atë që dyshohej e përflitej prej kohësh.
Pas më tepër se katër muajsh ‘zvarritjeje’, këngëtari i njohur e pranoi ndarjen nga Afrona Dika.
Pas dy vitesh e gjysmë martesë, çifti në muajin maj i kanë ndarë rrugët nga njëri-tjetri.
“Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësire për interpretim, keqinterpretim, apo përdorim të imagjinatës. Pra miq e dashamirë, lidhja jonë ka përfunduar ndaj situata është e rënduar, ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debaitt publik”, thotë Blero mes tjerash, duke kërkuar mirëkuptim për zhvillimin.
View this post on Instagram
Ndërkohë, Afrona që ende nuk e ka thënë fjalën e saj të versionit mbi ndarjen, ka bërë të parin postim në rrjete sociale pasi Blero ‘trazoi’ rrjetin.
Një kundërpërgjigje?
Jo, aspak!
Bukuroshja që po merret me biznesin e saj të qendrës së bukurisë, duket se është në terezi!
Ajo pas mesnate ka publikuar një shkrepje selfie.
Me shumë gjasë, e vetëdijshme që secila fjalë e saj do të merret si kundërpërgjigje, Afrona ka preferuar të qëndrojë pa koment, duke u mjaftuar me fotografinë e ndarë, ku si gjithmonë, duket yll!
Nuk dihet se edhe për sa kohë do të zgjasë pritja për versionin e saj të historisë, por ne shpresojmë që të mos shkojë edhe shumë gjatë!
/Prive.al