EMRAT-FOTO/ Nga dashuria mes të rinjve në tragjedi, si u shkua deri te masakra e Klosit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Klos ku kanë mbetur të vrarë babë e bir, Liri dhe Kenado Shira, të cilët u qëlluan për vdekje nga Fiqiri Mjeshtri, ky i fundit më pas ka vrarë edhe veten pasi është rrethuar nga policia.
Por në ngjarje mbetën të plagosur edhe dy të tjerë edhe ata babë e bir, Renato dhe Eglantin Hasula.
Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë vajza e aMjeshtri, së cilës i shkruante në rrjtete sociale djali i Eglantin Hasulës, çka ka sjellë edhe përplasjen e Liri dhe Kenado Shira me Fiqiri Mjeshtrin, më pas ky i fundit ka nxjerrë pistoletën duke vrarë dy anëtarët e familjes Shira dhe duke plagosur dy të tjerë.
Ndërkohë lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Drejtori i Policisë së Qarkut të Dibrës i cili ka dhënë detaje për ngjarjen.
“Sot në orën 14:15 minuta në qytetin e Klosit u vranë Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur Renato Hasula dhe Englatin Hasula. U bë e mundur kapja e dy personave Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Autori i tretë Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë është vetëvrarë” tha Dhimitraq Ziu.