Inva Mula rrëfehet: “Nuk jam single, jam e dashuruar me jetën”!
Inva Mula “u zbërthye” në një intervistë të gjatë për A2CNN, me rrëfime që nisnin nga karriera, marrëdhënia me prindërit, fëmijët dhe jeta pas kamerave. Një detaj i patreguar më patë ishte ai sesi në fshehtësi të plotë nga e ëma, nisi të bënte prova për të mësuar veprën e njohur botërore “La Traviata”.
“Unë sapo mbarova Konservatorin e Tiranës, që sot njihet si Akademia e Arteve dhe në ato momente nuk e mendoja largimin nga Shqipëria. Nuk kisha as pasaportë. Si çdo shqiptar. “La Traviata” luhej në atë kohë në teatrin tonë dhe vendosa ta mësoj vetë, në fshehtësi. Sepse mamaja ime, si mësuesja ime e kantos, një grua shumë e disiplinuar nuk lejonte që një këngëtar t’i digjte etapat e formimit. Tani mamaja ime nuk jeton më dhe më vjen keq që ja kam thyer zemrën. Por rebelizmin e atëhershëm, do ta interpretoja si kurajon e një artisti të ri që ka nevojë për konfirmim.”
Rrua e vërtete drejt karrierës do të hapej me Parisin, “Qytetin e Dritave”.
“Parisi ishte aq i madh dhe i zhurmshëm dhe dukej si qyteti i ëndrrave të mia. Fillimisht e njihja atë nga letërsia. Isha e dashuruar me të. Sot ai ende më impresionon për shkak të mistereve dhe të fshehtave që mban”, ka treguar Inva. Më tej, teksa hyn pak më shumë në detaje mbi jetën private, e konsideron “fatin më të madh në jetë që ka pasur prindër dy artistë të shquar si Nina dhe Avni Mula, ndërsa bën dhe një rrëfim për veten.“Nuk jam single”, pohoi ajo. “Jam një grua e martuar, me familjen time… për dashurinë nuk flitet, dashuria përjetohet. Unë jam e dashuruar me jetën në radhë të parë, me gjithcka të bukur, e pastaj futen edhe marrëdhëniet e bukura që ti ke me bashkëshortin, me fëmijët, me rrethin…”.
Bordo