Egla Harxhi: Si rashë në dashuri me Elenën 18 vjeçare, prindërit e mi e njohin, por martesa mbetet diskutim i hapur
Një vajzë që ndjen për një tjetër vajzë. Olena Beschuk është dashuria e re e Egla Harxhit, “Miss Albania 2007”. Historia e afeksioneve për gjininë e njëjtë të fotomodeles më të komentuar së fundmi, në Shqipëri, nis me Maelys, vazhdon me mbesën e ish-diktatorit të Bullgarisë, thellohet me Dean shqiptare, ndërkohë që e shohim në këtë set fotosh private me 18 vjeçaren nga Ukranina, Olena Beschuk, e cila në botën e modës po prezantohet si Elena. Shijojnë një kafe romantike, përqafohen plot pasion, shohin njëra-tjetrën në sy, apo puthen me epsh… Të gjitha këto momente nga intimiteti i tyre janë fiksuar nga fotografi i famshëm Ale de Basseville. Bashkë me fotot “hot”, Egla rrëfen ekskluzivisht për revistën “Story” historinë e veçantë të dashurisë me vajzën që e njohu në Instagram…
Kush është Elena, modelja që pozon shumë pranë teje në setin e ri të fotove provokuese?
Olena Beschuk është 18 vjeçe, vjen nga Kievi i Ukrahinës, studion për Drejtësi, por punon si modele, e prezantuar për ndërkombëtarët me emrin Elena. Aktualisht situata është shumë e vështirë në Ukrahinë, për shkak të luftës që askush nuk flet, por edhe gjendjes ekonomike. Kështu, dëshira e saj është të qëndrojë në Paris dhe të punojë në botën e modës, sepse i ka të gjithë parametrat për të bërë sfilata “haute couture” dhe “pret a porter”, pasi ka një fytyrë të transformueshme.
Si u njohët?
Elena më kontaktoi nëpërmjet Instagramit, dhe me shprehu dëshirën për të ardhur në Paris në mënyrë që të provonte veten në modeling. Normalisht, nuk njihte askënd këtu në Paris, ndaj fillimisht po më kërkonte informacione të detajuara. Pasi u informua dhe vendosi ta provonte, e mirëprita në shtëpinë time në Paris dhe u kujdesa për të. Kam përshtypjen se ajo që e shtyu të më kontaktonte ishte fakti që vija nga Lindja, dhe zakonisht ukrahinaset ndihen mirë me vajza të Lindjes.
Çfarë të bëri përshtypje në pamjen dhe natyrën e saj në momentin e parë. T’u duk e bukur, e mirë?
Dukej shumë e rezervuar, dhe ditën e parë që e pashë ishte shumë e lodhur nga udhëtimi. Por Elena ka një bukuri të veçantë, pasi shumë lehtë mund ta indentifikosh me vajzat në pikturat e Vermeer ose Yan Van Eyke, piktorë të Barokut dhe Rilindjes. Për moshën e re ka një kulturë shumë të pasur mbi artin dhe sidomos për muzikën, gjë që na lidhi menjëherë, sepse kemi të njëjtën shije.
E çfarë ndodhi më pas?
Gjatë një jave ajo pati mundësinë që përmes njohjeve dhe kontakteve të mia, të bënte bashkë me mua editorialin e “Harpers Bazzar”, dhe së fundmi reklamën e markës se bizhuve Elodie K. me bazë në Los Angeles. Theksoj këtu që Elodie K. ka bashkëpunuar me Sharon Stone, Bruce Willis, etj. dhe se reklama në fjalë do të ekspozohet në West Boulevard në LA. Krahas këtij seti fotosh, që u konceptua nga Ale de Basseville, me gjithë dashurinë dhe sensibilitetin që ka ndaj bukurisë dhe sensibilitetit femëror, vendosëm bashkë me Elodie të realizonim edhe një film të shkurtër me një histori nga pas. Fotot tona çift do të jenë nëpër LA, ndërsa filmi që realizuam do të shfaqet në “Fashion movie awards”.
Dhe historia e dy vajzave që fshihet pas fotove dhe filmit është historia juaj reale apo jo?
Po. Kur Elena erdhi në Paris i propozova Elodisë dhe Ales, që ta përfshijmë dhe Elenën në këtë projekt, dhe të krijojmë një histori shumë sensuale dhe intriguese. Në fakt, ishte me risk, sepse Elenën nuk e njihnim mirë dhe s’e dinim se çfarë mund të jepte në kamera. Por ishte një surprizë shumë e bukur. Ajo hyri menjëherë në historinë që kishim krijuar dhe e jetoi atë deri në fund.
Si mund ta përshkruash kiminë që patët të dyja?
Gjatë shooting-ut pati një kimi dhe simbiozë shumë të bukur midis nesh, gjë që u ndje nga i gjithë stafi, ndaj unë u mora seriozisht me të për ta prezantuar kudo.
Është dashuria që ndjen ajo që të shtyn të kujdesesh për të?
Na ndodh në jetë që jo çdo dashuri është fizike. Por dashuria që kam për të si njeri, më bën ta ndihmoj.
Si e kaloni kohën bashkë në shtëpi, apo kur dilni për një gotë?
Po ja, ishim gjithë javën në sfilatat e “Fashion week”, bëmë shootings, me pak fjalë gjithë kohës vrap nga njëri vend në tjetrin. Bëjmë shopping bashkë, gatuajmë, dalim darkave me miq, me artistë e me njerëz të modës. Në një kohë shumë të shkurtër Elena ka parë një jetë të Parisit, ku njerëz që jetojnë këtu prej vitesh nuk e jetojnë dot. Dhe ishte shumë bukur të shihja se si ajo u ndje nga kjo eksperiencë.
Pse i besove kaq shumë dhe a e sheh ndonjë moment si konkurrente?
Po, e vërtetë që Elenën fare mirë mund ta shihja si konkurrente, por nuk e mendova asnjë sekond këtë gjë. Dëshira ime ishte t’i jepja atë që ajo kishte nevojë, pra, të ndihej e kuptuar dhe e përkrahur. Ajo kishte nevojë të jetonte lirinë e saj dhe të largohej nga shoqëria patriarkale e Kievit. Kur e prezantova me njerëzit, e shoqërova nëpër agjenci, shkuam nëpër evente, Elena filloi të ndihej si në habitatin e saj dhe nga ajo vajza e rezervuar dhe e mbyllur, u hap menjëherë dhe filloi të çelej. Madje mund të them që fizikisht u bë edhe më e bukur nga sa dukej në fillim. Liria dhe balanca shpirtërore pasqyrohet menjëherë në fizik, femra bëhet edhe më e bukur, më e freskët dhe plot jetë.
Tani që jetoni në një shtëpi, flini e zgjoheni bashkë, çfarë të josh realisht tek ajo?
Mendoj që bukurinë e bën origjinale karakteri dhe personaliteti që ke, pra butësia, pozitiviteti. Në frëngjisht është një shprehje shumë e bukur “Ouverture d’esprit”, që në shqip fjalë për fjalë do të përkthehej “Hapja e shpirtit”. Elena ka një “ouverture d’esprit” dhe kërcen në një mënyrë shumë të veçantë, që për mua është pjesë e personalitetit të saj të çmendur, gjë që e zbulova më vonë.