Miqtë e Kanye West, të shqetësuar për shëndetin e tij mendor

Miqtë e Kanye West janë shumë të shqetësuar për shëndetin e tij mendor. Ata nuk kanë asnjë dyshim se situata e fundit është është episodi më serioz që ka pësuar reperi.

Burime pranë tij treguan për Page Six se sjellja e çuditshme filloi kur ai pushoi nga puna publicistin për shfaqjen e modës në Paris. Ai hodhi poshtë planet e tij dhe organizoi një shfaqje të re me temën tashmë famëkeqe “White Lives Matter”. Artisti rezervoi edhe intervistën me Tucker Carlson kundër këshillave të ekipi. Që atëherë, Ye ka pushuar nga puna konsulentë dhe këshilltarë që nuk janë pajtuar me idetë e tij të cilat janë konsideruar gjerësisht si antisemite ose raciste.

Thuhet se miqtë janë të dëshpëruar për të gjetur dikë që mund ta bindë të kërkojë ndihmë profesionale. West u shtrua në spital për shkak të problemeve të shëndetit mendor në vitin 2016. Në vitin 2019 zbuloi se vuan nga çrregullimi bipolar. Gjatë fundjavës, Instagram tha se po kufizonte llogarinë e West sepse ai kishte shkelur standardet e saj duke përdorur e gjuhës së supozuar antisemitike gjatë një debati me reperin Diddy. Të dy ndezën një diskutim publik bluzen e këngëtarit. Adidas tha gjithashtu se marrëveshja e tyre e atleteve ishte në shqyrtim./Lapsi.al