“Ishte dashuri me shikim të parë”/ Don Phenom zbulon si u njoh me partneren e tij dhe arsyen përse nuk e shfaq shumë në publik: Nusen e kam…

PANORAMA PLUS/ Reperi i njohur Don Phenom, ka zbuluar së fundmi se ai dhe partnerja e tij Axhela kanë kurorëzuar dashurinë në martesë.

I ftuar në “Pardon My French”, artisti ka treguar se me bashkëshorten e tij e ka njohur nga disa njerëz të përbashkët dhe zbuloi se ishte një dashuri më shikim të parë. Don Phenom nuk e shfaq shumë në publik Anxhelën dhe për këtë ka një arsye të fortë.

“Arsyeja përse nuk e publikoj dhe mos ma bëni më këtë pyetje, është se nusja është e edukuar, ka mbaruar gjithë atë shkollë, është avokate dhe është gjynah që ajo të përflitet. Nuk është pjesë e shoëbiz-it. Jemi njohur nga disa njerëz të përbashkët në mënyrë familjare. Ka qenë dashuri me shikim të parë.”-rrëfeu artisti.

Duke u ndalur te i biri, artisti rrëfeu se të qenit baba e ka ndryshuar në disa aspekte dhe dëshiron të ketë 5 fëmijë.

“Të jesh baba është ndjenjë shumë e mirë. Ndryshimi është që tani kam një përgjegjësi tjetër që ndoshta përpara nuk e kam pasur. Nuk shoh ndonjë diferencë, prapë ndihem i njëjtë. Tani kam një version timin të vogël që më jep një ndjenjë të paparë. Dasmë do bëj pasi të bëj njëherë fëmijët. Unë kam qejf të bëj pesë”– u shpreh ai.