Ish-policja amerikane martohet me burrin e fiseve Maasai, 30 vjet më të ri/ Komentuesit thonë se dëshiron vetëm një ‘green card’ (fotot)
Një grua nga SHBA është zhvendosur rreth 10,000 km larg shtëpisë së saj për t’u martuar me një burrë tribal të fiseve afrikane Maasai, i cili është 30 vjet më i ri.
Ish-oficerja e policisë thotë se është më e lumtur se kurrë, edhe komentuesit e shumtë në rrjet thonë se ai e dëshiron vetëm për një dokument amerikan udhëtimi – siç njihet ndryshe ‘green card’.
60 vjeçarja Deborah Babu, nga Sacramento në Kaliforni, thotë se nuk priste të binte në dashuri kur u njoh me bashkëshortin e saj të ri, 30 vjeçarin Saitoty Babu, teksa udhëtonte në Tanzani me bijën e saj 30 vjeçare Royce, në tetor 2017.
Por dyshja kishin qëndruar në kontakt dhe Deborah u kthye përsëri në Tanzani, kur dhe pranoi propozimin për martesë nga Saitoty.
Pas martesës së saj në stil tradicional Maasai në qershor 2018 – ata kanë bërë bashkimin ligjor në qershor 2022 dhe shpresojnë të bëjnë një tjetër ceremoni më të madhe Maasai për të ftuar familjarë dhe banorë fisnorë afrikanë.
Deborah – e cila tashmë përdor emrin afrikan Nashipai – jeton me Saitoty dhe familjen e tij në Ubena, Tanzania.
Por megjithë lumturinë e çiftit, Deborah thotë se sulmohet shpesh nga njerëz në rrjet, qe thone se e ka “adoptuar” burrin e saj.
“Saitoty akuzohet se vjen me mua vetëm për dokumentet dhe kjo më lëndon sepse ai nuk ka dëshirë të vijë në Amerikë”.
Ajo thotë se u njoh me bashkëshortin e saj kur bashkë me të bijën Royce ishin në plazh në Zanzibar, kur dy vendas Maasai, një prej të cilëve ishte Saitoty, u ofruan atyre suvenire.
Deborah refuzoi por kërkoi të bënin një foto pasi nuk ishte takuar kurrë me një Maasai dhe më pas nisi të bisedonte me Saitoty.
“Tani që e shikoj foton duket që ishim të dashuruar”, thotë Deborah.
“Kur u ktheva në Kaliforni megjithse kishim një diferencë prej 12 orësh Saitoty më merrte në telefon çdo ditë”.
Pasi mori miratimin e fëmijëve Deborah u rikthye te Saitoty në dhjetor 2017 dhe pranoi të martohej me të.
“Shkova te familja e tij dhe ata më dhanë emrin Nashipai,” thotë gruaja teksa shton se tani jeton në shtëpinë e baltës në Tanzani.
“Gatuajmë në zjarr dhe u kemi ujë të rrjedhshëm”.
“Është ndryshe këtu në Tanzani por jam e lumtur. Njerëzit më thonë se e kam adoptuar apo se jam me moshë sa gjyshja e tij, dhe kjo e mërzit Saitoty”.
Një grua nga SHBA është zhvendosur rreth 10,000 km larg shtëpisë së saj për t’u martuar me një burrë tribal të fiseve afrikane Maasai
Ish-oficerja e policisë thotë se është më e lumtur se kurrë
Komentuesit e shumtë në rrjet thonë se ai e dëshiron vetëm për një dokument amerikan udhëtimi
Deborah – e cila tashmë përdor emrin afrikan Nashipai – jeton me Saitoty dhe familjen e tij në Ubena, Tanzania.
Top Channel