Kush e bindi Xhemi Shehun t’i kthehet dashurisë së vjetër?
Xhemi Shehu i është rikthyer ekranit pas një shkëputje relativisht të gjatë dhe nuk mund të rikthehej askund tjetër vecse në “shtëpi” teksa dje ka prezantuar krah Fjoralba Ponarit dhe Salsano Rrapit puntatën e parë të “Portokalli” këtë sezon.
Ndërkohë sot në një intevistë për “ëake Up” moderatorja ka zbuluar më shumë për këtë rikthim, që mesa duket ka qenë surprizë edhe për vetë Xhemin. Ajo tha se është njësoj si një “histori dashurie” marrëdhënia e saj me “Portokallinë”, ndërsa po ashtu rrëfeu edhe emrin e personit që e bindit të niste sërish prezantimin.
“Rikthimi im në “Portokalli” është si taman një histori dashurie nga këto që zihesh, ndahesh dhe bashkohesh prapë se të merr malli se nuk shkëputesh dot. Është e pabesueshme, unë nuk e dija që do rikthehesha. Nuk e mendoja këtë rikthimin. Madje kisha menduar se isha shkëputur përfundimisht nga ekrani. U futa pak në shina me “Qesh mirë kush qesh i fundit” por ai ishte një format i shkurtër. Mendoj se nuk më janë ndezur mirë motorët se pas dy vitesh shkëputje duhet pak punë. Por, ndjesia ime është sikur nuk jam shkëputur asnjëherë duke qenë se edhe me kolegët kam pasur kontakte. Në fakt Salsano u bë shkak i rikthimit. Ai realizoi një takim mes meje dhe drejtuesve dhe ramë dakord për një rikthim.”– tregoi Shehu, ndërsa dha edhe arsyet pse u largua në rradhë të parë:
“Ishte një periudhë që u lodha. ‘Portokallia’ ka qenë shumë angazhues dhe merrte shumë nga koha ime. Ka qenë periudha kur duhet të fokusohesha te familja ime dhe te disa punë private. Realisht duhet të shkëputesha. Por më vonë kuptova se vendi im është në ekran”
Ndërkohë sa i përket marrëdhënies me kolegen e re të saj, Fjoralba Ponarin, Xhemi tha se nuk e sheh aspak si rivlale, përkundrazi, është me fat që moderon krah saj.
“Fjoralbën e njoh që te “E diell”. Më bëhet shumë qejfi që do punojmë bashkë. Kam konsideratat më të larta. Përveçse është e talentuar dhe duket sikur ka një jetë që e bën “Portokalli”, është njeri shumë i mirë dhe sot vuan për njerëz të mirë dhe jam me fat që punoj me të. Nuk e shohim njëra-tjetrën si rivale.”– u shpreh moderatorja e njohur.