Eros Grezda në një lidhje të re dhe nuk po e mban aspak sekret!
Eros Grezda sërish në qendër të vëmendjen për jetën e tij sentimentale! Këtë herë futbollisti e ka bërë vetë publike lidhjen me Ajsel Abazin, një emër jo i panjohur për publikun.
Ajsel, një vajzë shumë bukuroshe është kushërira e Almeda Abazit. Ajsel dhe Eros e kanë bërë publike lidhjen e tyre me postimet në Instastory duke mos u fshehur aspak nga syri i publikut. Ajsel nisi karrierën në botën e ekranit që në moshën 15-vjeçare, gjatë kohës që studionte për kanto, kur mori pjesë në “The Voice of Albania” dhe u kualifikua deri në gjysmëfinalen e këtij formati.
Më pas në moshën 17-vjeçare mori pjesë në “Top Fest”, ku u vlerësua me çmimin “Best Pop & RnB”.
Pas një pauze te gjatë muzikore, ajo u rikthye këtë vit me një këngë të re që titullohet “Si unë”.