58 vjeç, Monica Bellucci: Jo dieta sfilitëse, përse nuk jam e fiksuar pas rinisë!

Monica Bellucci rrëfeu në një intervistë të dhënë për 58 vjetorin e saj e përse nuk është e fiksuar pas rinisë por përkundrazi, ka arritur ta përqafojë veten dhe ta dashurojë në çfarëdo moshe që është.

Duke folur për “Sunday Times” , aktorja e famshme u shpreh: Ka shumë femra që ndihen të lira dhe të gatshme të rriten, në mënyra të ndryshme. Siç tha ajo, nuk është e gatshme të humbasë vitet duke ndjekur dieta strikte dhe sfilitëse dhe as nuk do të “shkrihet” në palestër, duke pasur një ankth të përhershëm për imazhin e saj. Natyrisht, kujdeset për veten, duke bërë ‘pilates’ për të mbajtur në formë dhe thjesht duke ndjekur një dietë të thjeshtë disa ditore nëse mendon se kalon peshën “ideale” për të, por asgjë dërrmuese.

“Unë nuk kam obsesione të tilla. Unë kam qenë gjithmonë një grua me forma. Unë kurrë nuk kam qenë shumë e dobët, kjo është natyra ime. Kur je 50 dhe 60 vjeç, nuk ke të njëjtat nevoja si kur ishe 20 vjeç. Ti ndryshon, si kur mirëpret një fëmijë në botë. Ju ndryshoni prioritetet,”– shpjegoi aktorja hollivudiane.

“Ka shumë momente të ndryshme në jetën e dikujt. Kur je e ri, ke bukurinë e djallit, kështu e quajnë në Francë. Do të thotë bukuria e rinisë, bukuria e një momenti biologjik në jetën tuaj. Por jeta vazhdon,”– tha më tej.

Monica Bellucci është nënë e dy vajzave, Deva, 18-vjeçare dhe Leonie 12-vjeçare, të cilat i ka me ish-bashkëshortin e saj, Vincent Cassel. Ndonëse janë ndarë që nga viti 2013, ata ruajnë një marrëdhënie të mirë për hir të fëmijëve të tyre.