2 këshillat e bukurisë që Cindy Crawford i ka dhënë të bijës, duhet t’i mbani vath në vesh edhe ju!

Në një intervistë për In Style, modelja Kaia Gerber ka folur rreth modës dhe karrierës.

Ajo thotë se i pëlqejnë tendencat e vjeshtës dhe se veshjet e saj ndikohen gjithmonë nga grimi që dëshiron të bëjë në atë moment, dhe anasjelltas.

Kaia Gerber është vetëm 21 vjeç, por duket se po korr sukses në modën e modës dhe modelingut. Sigurisht, të kesh një supermodele ikonë si nënë, ndihmon.

Modelja thotë se i përcjell gjithnjë këshillat e mamasë së saj dhe e mban vath në vesh rregullin numër 1 të Cindy Crawford: “Less is more” (Më pak, është më shumë).

Ndër të tjera, ajo shton:

“Dy nga këshillat më të rëndësishme që më ka dhënë mamaja ime në lidhje me bukurinë kanë qenë këto: E para, të mos i ngacmoja kurrë vetullat e mia dhe e dyta, të anoja gjithmonë nga një pamje natyrale. Për shkak të kësaj, ndihem mirë kur jam më thjesht dhe përqafoj bukurinë time natyrale.”

Bukuri: In Style
Anabelmagazine