Mariza Ikonomi në një pritje të ëmbël? Ja videoja që ngriti dyshimet se këngëtarja është shtatzënë
Vetëm pak ditë më parë këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi zbuloi se është në një lidhje dashurie ndonëse nuk është shfaqur asnjëherë me partnerin në publik. Pas zbulimit të lajmit u tha se ajo së shpejti do hedhë hapin e madh drejt martesës.
Së fundmi, këngëtarja ka qenë e ftuar në një ditëlindje dhe ajo çka u vu re ishte barku i rrumbullakosur i Marizës.
Ishte vetë artistja që publikoi një video duke kërcyer me mikun e saj, Eraldo Rexhon dhe në pah i duket barku i fryrë. Nuk duhet ende nëse Ikonomi është në pritje të ëmbël apo thjesht disa kile më shumë.
“Besoj që martesa me personin e duhur nuk është asnjeherë gabim. Mua nuk më frikëson por edhe nuk jam nga ata që vdiqa për t’u martuar. Unë i dua festat. E rëndësishme është se si ndihesh me njëri-tjetrin pastaj këto gjërat janë të bukura dhe mund të mbetet një kujtim por nuk është gjithçka.”– ka treguar Mariza gjatë një interviste në T.A.R, disa kohë më parë.
Ajo madje zbuloi se këngën e saj të fundit ia ka dedikuar pikërisht partnerit të saj duke shtuar se ndihe vërtetë e dashuruar dhe e lumtur. “Në fakt kjo ka qenë një nga këngët që ne ia kemi kushtuar njëri-tjetrit, ose unë ia kam kushtuar atij. Muzika edhe teksti është frymëzuar prej tij. E kemi kënduar shumë shpesh bashkë. Kishte një ‘vibe’ shumë të mirë. Kjo është kënga e parë që unë i kam kushtuar dhe shpresoj që të vazhdoj t’ia kushtoj sepse nuk ka gjë më të bukur sesa të frymëzohesh nga dashuria. Unë vërtet ndihem e dashuruar dhe e lumtur.”– u shpreh Ikonomi.
“Unë mund të them se jeta ka marrë një kuptim të bukur. Ndihem vërtet shumë mirë. Ditët janë edhe më motivuese dhe më të bukura. Është me të vërtetë një bekim që ta ndiesh veten mirë. Por kur gjen një person kupton që gjithçka ka nisur një kapitull të ri. Është një gjë sublime.”– përfundoi ajo.