Yolanda Hadid ka një përgjigje epike për të gjithë ata që e quajnë një “nënë të keqe”
Yolanda Hadid është kritikuar shpesh për aftësitë e saj të prindërimit ndaj Bella-s dhe Gigi-t, ndaj vendosi të publikonte një video në TikTok, duke përtypur bajame, ndërkohë që kryente aktivitete të ndryshme.
Ajo e cilësoi veten si “mamaja më e keqe”, nisur nga kritikat e shumta në TikTok.
Shpeshherë, njerëzit e kanë kritikuar Yolanda-n se nuk i lejonte vajzat e saj të hanin ushqimet që shijonin, madje as tortë kur kishin ditëlindjen, për hir të karrierës së tyre në modeling.
Nuk kanë munguar video ku Yolanda i thoshte Gigi-t të mos ndiqte pasionin e saj në volejbollin, pasi do të bëhej shumë “mashkullore”, madje ka pretenduar edhe se e bija është lesbike, për shkak të pasionit të saj. Në të tjera publikime, Yolanda i thoshte të bijës që të konsumonte disa bajame dhe t’i përtypte shumë mirë, për të shuar urinë, apo kur i jepte një copëz shuuuumë të vogël torte në ditëlindjen e saj.
Po ashtu, Yolanda është kritikuar edhe për qëndrimin e saj karshi Bella-s, pasi sipas pretendimeve, ajo e ka përjashtuar shpesh supermodelen, duke e bërë të ndihet keq. Njerëzit kanë vë re një dallim të madh në sjelljen e Yolanda-s me Gigi-n dhe Bella-n dhe kjo e fundit, ka qenë gjithnjë fëmija që nuk e ka përjetuar plotësisht dashurinë e së ëmës.
Anabelmagazine